Cardi B si Enca, klip erotik ku është pjesë dhe Kylie Jenner (VIDEO)

”Break Down”, është kënga më e re nga Enca, ardhur në bashkëpunim me Don Xhonin. Kënga u prit mjaft mirë por pa dyshim vëmendjen e morën edhe stilimet e Encës në videoklip. Cardi B në klipin e publikuar mbrëmë “WAP”, erdhi në të njëjtën formë.

Këtë e ka sjellë në vëmendje vetë Enca, e cila teksa shikon klipin më të ri të reperes shprehet se e ka parë diku më parë veshjen dhe stilimin e flokëve, duke iu referuar sigurisht pamjes së saj në “Break Down”.

Mirëpo shfaqja e Kylie Jenner në klip, ishte një surprizë për të gjithë fansat. E veshur me Leopard, Kylie tërheq vëmendjen e të gjithëve në një koridor surreal. Edhe pse pak sekonda, kaq ka mjaftuar që video të bëhet virale. E gjithë skena është e filmuar në slow motion dhe kjo e bën akoma më tërheqëse paraqitjen e Kylie Jenner.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?