Cardi B u nda nga bashkëshorti për publicitet?
Kur Cardi B njoftoi javën e kaluar se u nda nga bashkëshorti Offset, fansat mbetën të befasuar. Ata janë shprehur se reperja u nda nga Offset për të tërhequr vëmendjen. Por Cardi hodhi poshtë thashethemet duke mohuar se marrëdhënia e saj me këngëtarin ishte e rreme.
“Me të vërtetë nuk më pëlqen mënyra se si njerëzit thonë që unë dhe bashkëshorti im, apo çfarëdo që është tani ai për mua, po e bëjmë këtë gjë për publicitet”,-tha ajo. “Nuk do të prishja reputacionin e familjes sime për publicitet sepse në fund të ditës, pas 10 vitesh, vajza ime do i shohë këto gjëra dhe do më pyesë”.
Ndërsa shton: “Shumë njerëz thonë se marrëdhënia ime ishte e rreme. Disa gjëra quhen dashuri. Njerëzit bien në dashuri. Ashtu siç marrëdhënia ime nuk ishte kurrë e rreme. I dhashë një shans dhe ne ramë në dashuri. Gjërat nuk shkuan mirë sepse jemi dy njerëz të ndryshëm. Por asnjëherë nuk bëmë asgjë për publicitet”. Çifti u martua 15 muaj më parë në mënyrë të fshehtë dhe janë prindër të një vajza Kulture.
KOHA JONË SONDAZH

