Cardi B zbulon koston e bukurisë: Më shumë se 1000 dollarë për flokë e thonj

Reperja e njohur Cardi B ka zbuluar shifrat marramendëse që shpenzon për të plotësuar “tekat” e bukurisë.

Cardi njihet për mënyrën si eksperimenton me flokët dhe thonjtë sa herë del në skena muzikore, intervista apo klipe.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se femrat sot nuk mjaftohen me gjëra të thjeshta, siç ndodhte në të kaluarën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cardi thotë: “Po bëhet shumë e shtrenjtë për t’u mbajtur një femër. Nuk janë vitet e hershme të 2000 kur kemi mundur që me 100 dollarë të rregullojmë flokët dhe të blejmë një komplet me thonj plastike me tre lloje dizajnësh për 17 dollarë. Jo, tani thonjtë na kushtojnë deri 200 dollarë pasi kërkojmë dizajnë me kristale Swarovski. Gjithashtu, nuk mjaftohemi vetëm me një rregullim të flokëve, por duam paruke të plota që kushtojnë 500 deri në 700 dollarë, plus stilimi i tyre deri në 300 dollarë, dhe e gjithë kjo na bëhet 1000 dollarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/Bq1V677FwMT/?utm_source=ig_embed

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?