Cate Blanchett: Jam një aktor, jo aktore

Cate Blanchett është presidente e jurisë në Festivalin e Filmit të Venecias. Gjatë konferencës për shtyp, ajo u pyet në lidhje me vendimin e Festivalit të Filmit në Berlin, për të dhënë çmime neutrale gjinore, në vend të “Aktori më i Mirë” dhe “Aktorja më e Mirë”.

”Jo si një deklaratë politike, por unë gjithmonë i jam referuar vetes si aktor, jo si aktore. Unë nuk mendoj se kemi një gjuhë shumë specifike gjinore dhe unë jam i një brezi ku fjala aktore është përdorur gjithmonë në një kuptim pejorativ. Unë pretendoj një tjetër lloj hapësire”.

Lidhur me eksperiencën e saj në Festivalin e Filmit, Cate u shpreh se “shfaqjet e mira janë shfaqje të mira” dhe se është shumë më e vështirë të gjykosh për punën e artistëve të tjerë. ”Mendoj se është një nga gjërat më të vështira”. Edhe Tilda Swinton, aktorja e pranishme në Festival, ishte dakord me të.

SHKARKO APP