“Çdo gjë mund të presë, por koha ime jo”, Emina Çunmulaj vendos të largohet nga rrjetet sociale
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka vendosur së fundmi të fikë lajmërimet në telefonin e saj për një arsye shumë të rëndësishme.
“Po fik të gjitha njoftimet, kjo është rruga ime e re për të qëndruar larg rrjeteve sociale. Kam mbyllur zyrtarisht të gjitha njoftimet në celularin tim. Çdo gjë mund të pres, por koha ime jo”, ka shkruar Emina në postimet e fundit në llogarinë e saj.
Me siguri Çunmulaj e ka marrë këtë vendim për t’iu dedikuar edhe më shumë 2 vajzave të saj dhe bashkëshortit, për të cilët ka treguar se kujdeset maksimalisht gjatë gjithë kohës.
E ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, Emina pohoi se arsyeja pse bllokon llogaritë në ‘Instagram’ është prej komenteve dashakeqëse ndaj fëmijëve dhe se dëshiron ta mbajë larg energjinë negative nga familja e saj.