Çelet sezoni i këngëve të verës (VIDEO)

Jemi në mes të qershorit dhe mund të themi që sezoni i verës – këtu e kemi fjalët për këngët ritmike, njerëz të dashuruar vrapojnë buzë detit dhe pijnë mojito a tequila sunrise, është zyrtarisht i hapur. Kemi Alban Skënderajn dhe Elgit Dodën që sollën “Parajsa ime”. Kur thamë këngë vere e kishim seriozisht dhe kjo strofë e vërteton:

“Një tequila, në rose
capuccino a frape
apo një koktej me mango?
Ti do volumin ta ngre
Jepi play atë që ke
Reggae, latino a tango”.

Alban Skenderaj ft. Elgit Doda - Parajsa ime (Official Video HD)

Vazhdojmë me Encën me “Ku mete”. Në klip, Enca numëron sekondat derisa “partneri” i saj bukurosh shfaqet më në fund.

Po ku mete ti ku mete ?!
Zemren ma ke marr me vete
Krejt ca du un prej ksaj jete
Eshte me t’pas ty prap’

ENCA - KU METE (Official Video 4K)

Përfundojmë me Mozzik dhe Kidën, por për këta të fundit na duhet të presim pak. Reperi publikoi një foto të Kidës, ndërsa Kida të Mozzik dhe qartazi do të sjellin një tjetër bashkëpunim pas “Premtime” të publikuar në 2015-n, kohë kur të dy ishin pjesë e “On Records”.

https://www.instagram.com/p/CBQZXmWlWKA/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/CBQZb1UhyQA/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP