Celine Dion shfaqet e përlotur, për bashkëshortin e sëmurë me kancer
Celine Dion tregoi opinionin publik amerikan dhe atij botwror se nuk është thjesht dhe vetëm një këngëtare e madhe. Kështu, e përlotur ajo ka rrëfyer publikisht se sa shumë ka vuajtur mbi betejën me kancerin në fyt të bashkëshortit dhe gjithashtu menaxherit të saj René Angélil. Këngëtarja e madhe me famw botërore, 46 – vjeçe, Dion, u tërhoq nga bota e muzikës rreth një viti më parë, për t’u kujdesur për bashkëshortin e prekur nga kanceri, tregoi se e ushqen atë me anë të tubit. Duke folur për rrjetin amerikan ABC Neës, Dion tha: – “Ai ushqehet me anë të tubit ndaj më duhet ta ushqej unë.” Bashkëshorti i saj, 73 – vjeç, Angélil dhe ylli i muzikës Dion u martuan në vitin 1994. Ata kanë 3 djem.