Çështja Tahiri: Deputeti ”i kyçur” në Kuvend, gruaja lind në maternitet

Tension ka pasur sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, mbledhje e cila zgjati shumë aq sa ngujoi edhe deputetët. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është bërë me vajzë. Mësohet se bashkëshortja e tij Irisi sapo ka sjellë në jetë në maternitetin Xheraldinë, vajzën e saj.

Ngjarja e lumtur ndodhi pikërisht në kohën kur ishte mbledhur Këshilli i Rregullores por kreu i grupit ka qenë i “izoluar” në ambientet e Kuvendit, shkruan newsbomb.al.

Kur Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi ka dhënë vendimin për shtyrjen e mbledhjes nesër në orën 10:00, Taulant Balla ka vrapuar për në maternitet ku do të shohë të sapoardhurën në jetë që i bashkohet familjes. Taulanti dhe Irisi janë prindër edhe të një djali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?