Çfarë bëri Çiljeta që rrezikoi jetën, vetëm për të ndjekur ndeshjen e Albanit (VIDEO)
Tani të gjithë e dinë që Çiljeta është pothuaj në çdo ndeshje të Partizanit, aty ku luan edhe partneri i saj Alban Hoxha. Shpeshherë, ajo poston foto dhe video nga stadiumi për të treguar se është gjithmonë në mbështetje të Partizanit dhe më shumë të Albanit.
Kështu ka ndodhur edhe dje, kur Çili ka vrapuar për të ndjekur duelin mes Partizanit dhe Skënderbeut në Elbasan.
Nisja vonë i ka kushtuar shumë këngëtares, e cila, siç shihet edhe nga video që ka postuar në rrjetin e saj në Instagram, këmbën në gaz e ka mbajtur më shumë se ç’duhet.
Jo vetëm sepse kilometrazhi shkon deri në 120, por edhe sepse gjatë kohës që nget makinën, ajo nuk lë mënjanë asgjë për t’u dukur e rregullt dhe e grimuar, pa marrë parasysh rrezikun e rrugës. Kështu është kur fluturon drejt dashurisë…. apo drejt skuadrës së zemrës?