Çfarë e bën Cody Simpson të “fiksohet” aq shumë pas Miley Cyrus?
Këngëtari australian, Cody Simpson në një intervistë të dhënë për ‘Hollywoodlife’ ka treguar se nuk e quan më veten ‘single’, pas raportit të krijuar me këngëtaren Miley Cyrus. Krahasuar më të gjitha lidhjet e mëparshme ai ka theksuar se lidhja me yllin e muzikës pop është totalisht diçka ndryshe.
“Jam shumë i lumtur, ajo është kreative dhe ka pasion për çdo gjë që bën”, u shpreh Simpson. Ndër të tjera ai shtoi se sensi i humorit që kanë bashkë bën që lidhja e tyre të jetë më e fortë.
Ndonëse deklaratat e Cody-t kanë qenë të ndryshme, nga ana tjetër Cyrus ka preferuar mos të shprehet publikisht. Ndërkohë ish-partneri i këngëtares, Liam Hemsworth është fotografuar së fundmi duke u përqafuar dhe puthur me një vajzë të re. Mesa duket gjërat kanë ndryshuar nga të dyja anët e ish-çiftit.