“Çfarë i ke bërë fytyrës?” Fansat e këngëtares së famshme mendojnë se ajo është vetëm 1% natyrale
Gwen Stefani po përballet me akuza të ashpra nga fansat të cilët insistojnë se këngëtarja nuk njihej në Grammy Awards.
Twitter-i është mbushur me komente që vënë në dukje ndërhyrjen estetike të këngëtares në fytyrë.
50-vjeçarja ishte bërë mjaft elegante në ceremoni e veshur me një krijim të markës “Dolce & Gabbana” dhe çizme të gjata, teksa mbërriti në tapetin e kuq me të dashurin Blake Shelton të dielën në mbrëmje.
Makijazhi i saj ishte tepër natyral, por pamja “e ngrirë” e fytyrës bëri që kritikët e rrjetit social të mendonin se Gwen është 99% fillers (mbushës) dhe 1% natyrale.
Në prill, ata e akuzuan se e kishte tepruar me injeksionet e buzëve dhe kirurgjinë plastike, pasi ajo mori pjesë në ACM Awards.
Natyrisht që Gwen është në dijeni të reagimit, por me sa duket, ajo është e vendosur ta injorojë atë.
Këngëtarja ende nuk është përgjigjur ndaj spekulimeve për pamjen e saj rinore.