Çfarë i ndodhi Rita Orës teksa këndonte live, që bëri fansat të hidhen në sulm
Këngëtarja shqiptare Rita Ora është nxjerr bllof nga fansat që e kanë dëgjuar pasi kanë parë se ajo po këndonte playback.
Teksa performonte në koncertin ‘Dita e falenderimeve’ është parë që lëvizjet e gojës së saj nuk sinkronizoheshin me këngën në sfond dhe kaq ka mjaftuar dhe të gjithë janë hedhur në sulm.
#ritaora lip sync fail at FULL EFFECT😂😂😂 pic.twitter.com/odVJFnGjxQ
— A MACO (@AC_MACO) November 22, 2018
Para se këngëtarja ta shpjegoj vetë situatën asaj i ka dalë në mbrotje këngëtari i njohur John Legend.

’Fakt për tu qeshur.Të gjithëve na duhet të sikronizojmë buzët në këtë paradë pasi flotat nuk zotërojnë kapacitet të plotë për të siguruar nevojat zanore gjatë një preformance live.Gjithësesi shpresoj ta keni shijuar të gjithë.Dijeni nëse vini në show-t e mi, zërat janë 100% live’ ka shkruar këngëtari.
Në lidhje me këtë ka replikuar dhe këngëtarja duke u shprehur:
’Faleminderit John Legend për sqarimin pasi dhe unë vetë do të shkruaja.Të gjithë shfaqjet e mia janë 100% live, gjithmonë kanë qënë! Kur të vini në shfaqje ORA bëhuni gati!Kthehemi te festa.I paçi sa më të mira’ .

KOHA JONË SONDAZH

