Çfarë ka artistja 26-vjeçare? Miley Cyrus shtrohet në spital

Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus është shtruar në spital pasi është sëmurë me grykët.

Në një postim në mediat sociale 26-vjeçarja ftoi fansat të luteshin për të që të kishte një shëndet të plotë para eventit të bamirësisë “Gorillapalooza” që do mbahet në fundjavë.

“Gorillapalooza” është një event bamirësie, ku fondet e mbledhura do shkojnë për fondin “Ellen” për speciet e rrezikuara.

Shoku i saj i ngushtë Cody Simpson po kujdeset që ajo të jetë në gjendje të mirë shpirtërore dhe i shkoi pranë me lule dhe një kitarë.

SHKARKO APP