Çfarë kuptimi ka unaza 175-vjeçare që Mbreti Charles nuk e heq kurrë nga dora?
Një unazë floriri, e stampuar qëndron në gishtin e vogël të Mbretit Charles që të paktën nga 1970-ta.
Për të festuar ditëlindjen e 74 të monarkut, ekspertët kanë hedhur një vështrim më të thellë mbi këtë bizhu dhe rëndësisë që ka për të.
Një pamje më nga afër tregon se unaza ka të gdhendur simbolin e Princit të Wells-it. Detyrë që e mbajti për 64 vjet, Charles. I lindur për të sunduar, Charles e dinte se si fillim duhet të bënte mirë detyrën e Princit të Wells-it. Në shenjë simbolike të dedikimit, unazën e krijuar me arin e gjyshes së tij nuk e hoqi nga dora.
Nuk e ka hequr as sot që është bërë Mbreti Charles. Ndonjë një ditë mund t`ia dhurojë William-it, Princit të ri të Wells-it.
Me peshë 20 gr, një unazë e tillë si ajo ka të ngjarë të shitet me pakicë përafërsisht 4,000 paund.
I fundit që e ka mbajtur këtë unazë, përpara Charles-it, ishte daja i tij Princi Edward. Unaza është 175-vjeçare.