Çfarë mendojnë yjet botërore për kirurgjinë plastike?
Kirurgjia plastike nuk është një gjë e rrallë në Hollywood dhe as një çështje private. Duke filluar nga botoksi edhe deri tek kirurgjitë e tjera më të “rënda”, disa prej yjeve botërore i kanë praktikuar këto operacione dhe pa hezitim, nëse do të ishte e nevojshme do t’i praktikonin sërish. Por ka edhe disa prej tyre që i kanë qëndruar larg me fanatizëm dhe thonë se nuk do t’i përdorin asnjëherë. Më poshtë ju sjellim opinionet e 16 personazheve të famshëm nga fusha të ndryshme lidhur me kirurgjinë plastike.
1. Jennifer Aniston
Unë jam me fat që njoh gra si Gloria Steinem, për të cilën mendoj se është një nga gratë më mahnitëse të planetit dhe kurrë nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj. Po ashtu edhe gra të tjera si Diane Keaton, Annete Bening, të cilat janë të përsosura dhe e duan veten për atë që janë. Unë nuk gjykoj askënd që përdor kirurgjinë plastike, por ndonjëherë më vjen t’i “lus” të gjithë njerëzit e mi të dashur dhe që janë afër meje të mos i përdorin këto kirurgji dhe të mos e dëmtojnë fytyrën e tyre.
2. Iggy Azalea
Unë i dua kaq shumë operacionet plastike dhe kështu që mund të flas për to. I kam përdorur, andaj nuk e kam problem të flas. Është më mirë kështu, sesa ta mbash sekret. Gjithsesi në fund të fundit, dikush do të gërmojë dhe e vërteta do të dalë në dritë.
3. Naomi Campbell
Nuk jam kundra për ato njerëz, të cilët i bëjnë këto operacione për veten e tyre dhe jo për të kënaqur të tjerët.
4. Kylie Jenner
Ju më keni parë mua teksa rritem. Fytyra ime është duke ndryshuar. Tani unë e di sesi mund të bëj make-up, konturet dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë aspekt. Nuk kam përdorur deri tani kirurgjinë plastike dhe nuk jam kundër saj. As nuk them që nuk do ta përdor ndonjëherë, por tani nuk më duhet.
5. Kim Kardashian
Unë nuk jam tërësisht kundër kirurgjisë plastike. Unë e kam provuar botoksin më herët. Më besoni që kjo është e vetmja ndërhyrje që kam bërë. Por ajo që më duket qesharake dhe është pasiguria ime më e madhe për të më çuar drejt një ndërhyrje të tillë është pikërisht hunda. Gjithmonë kam dëshiruar të rimodeloj hundën time. Kështu që shkova tek një mjek, të cilit i tregova sesi dëshiroja që të dukej hunda ime. Më pas ai më tregoi sesi do të dukej pas operacionit. Nuk më pëlqeu dhe nuk isha më unë.
6. Kourtney Kardashian
Unë kam bërë ndërhyrje në gjoks dhe kjo nuk është një sekret. Shumë pak më intereson.
7. Nicole Kidman
Unë kam provuar botoksin për fat të keq, por rëndësi ka që tani e kam superuar dhe nuk do ta provoja më.
8. Lady Gaga
Unë kurrë nuk e kam përdorur kirurgjinë plastike, por njoh shumë artistë të tjerë që kanë rënë pre e saj. Për mua, kirurgji plastike do të thotë pasiguri për veten, përveçse është e dëmshme.
9. Karl Lagerfeld
Asgjë nuk ju bën të dukeni më të vjetër, sesa duke u përpjekur të rinoheni. Më e keqja janë operacionet e buzëve. Ka njerëz që i kanë bërë buzët operacion dhe nuk i kam njohur më pas. Duken kaq shëmtuar.
10. Julianne Moore
Unë nuk dua të gjykoj askënd që i përdor, sepse unë mendoj se të gjitha këto gjëra mund të kontribuojnë për të bërë njerëzit të ndjehen më mirë për veten e tyre, por unë dua të dukem si vetja ime. Me këtë dua të them që ne nuk do të jetojmë gjithmonë dhe çdo moshë ka bukurinë e saj.
11. Gwyneth Paltrow
Unë përdor produkte organike, po ashtu edhe lazerin. Kam provuar botoksin. Ndoshta duket sikur kam provuar çdo gjë, por operacionet plastike i kam frikë. Mbase kur të kem mbushur 50 vjeç, mund të lindë nevoja për ndonjë të tillë, por di një gjë me siguri, që nuk do të bëj më kurrë botoks, sepse dukesha si e çmendur, si Joan Rivers.
12. Julia Roberts
Fytyra jonë tregon një histori dhe kjo nuk duhet të jetë historia e një operacioni në zyrën e mjekut.
13. Gwen Stefani
Unë shpresoj që fëmijët e mi të më ruajnë nga të tilla kotësi.
14. Ema Thompson
Vetja ime ka plot vlerë kështu siç është. Është e tmerrshme kur 60-vjeçaret kërkojnë të duken 30.
15. Sofia Vergara
Pse jo? Nuk e kam fjalën për tani, por vite më vonë po.
16. Kate Winslet
Jam kundra, nuk do t’i përdor kurrë. Është kundra parimeve të mia, apo frymës që jam rritur. I besoj bukurisë natyrale.
Përktheu: Sidorela Lepuri