“Çfarë mënyre e çmendur për ta mbyllur natën”, i dashuri surprizon Kylien
Ju e dini që kur është fjala për të menjëherë mendja shkon tek luksi që e rrethon.
E për kë tjetër mund ta kishim fjalën veçse për Kylie Jenner, billioneren më të re në botë, e cila ka arritur një pasuri prej 900 milion dollarësh që në moshën 20-vjeçare.
Megjithëse dje nuk ishte ndonjë ditë e shënuar për Kylie, i dashuri i saj Travis Scott nuk mendon kështu.
Kur Kylie është kthyer në shtëpi ka gjetur çdo hapësirë të mbushur me trëndafila të kuq.
Kylie ka shpërdarë disa video të trëndafilave dhe në sfond dëgjohet kënga e Travis “Hell of a Night”.
“Çfarë mënyre e çmendur për ta mbyllur natën”, shkruan Kylie përkrah videos.


KOHA JONË SONDAZH

