Çfarë ndodhi? Sëmuret krejt papritur mbretëresha Elisabeth
Mbretëresha Elisabeth e Britanisë së Madhe nuk do jetë në takimin me Institutin e Grave, pasi po kalonte një ftohje.
Ajo pritej të mbërrinte në mbledhjen e Sandringham në Ëest Neëton Village Hall në Norfolk të enjten pasdite.
Por një anëtare e ekipit të saj të sigurisë u tha njerëzve që ishin mbledhur për ngjarjen se ajo nuk po ndjehej mirë.
Moderatori i BBC, Huë Edvard, kishte arritur tashmë në vendin e ngjarjes.
Mbretëresha u bashkua me degën Sandringham të ËI në vitin 1943 kur ajo ishte akoma Princesha Elizabeth dhe që nga ajo ditë merr pjesë çdo vit si pjesë e qëndrimit të saj në Norfolk.
Në takim mes prekjes së shumë temave, shijohet çaj dhe ëmbëlsira nën shoqërinë e mbretëreshës.