Çfarë nuk dinit nga dasma përrallore e Orindës dhe Turit
Pas martesës së Nora Istrefit me Robert Berishën, Orinda dhe Turi arritën të sjellin dasmën e vitit e cila u përfol gjatë.
Të dy kanë nisur romancën në vitin 2007, por kanë vendosur që të celebrohen pas 10 vitesh. Dasma e tyre përrallore u realizua në periferi të Tiranës, ku pati shumë gjëra të veçanta që ne nuk i kishim parë kurrë.
Ndër to ishin detajet e dekorimit, pamjet ekskluzive të së cilës i solli Prive. Një çast shumë i rëndësishëm ishte dedikimi i Turit, një këngë vetëm për Orindën që e dëgjonte për herë të parë natën e dasmës.
“Për mua ishte më shumë se çfarë kisha imagjinuar. Unë e kam pasur surprizë pjesën më të madhe të dasmës, nuk kam parë asgjë sepse kështu ma lanë. Ma lanë dhe skenarin surprizë, çdo gjë surprizë. Nëse ke gjetur fustanin vetëm shijoje dhe e shijova,” – tha Orinda.
Ndërsa për Turin martesa nuk ka patur ndonjë vlerë të rëndësishme, por ka kuptuar cdo gjë ditën e fundit dhe shpreson që ta shijojë dashurinë e tij përjetësisht. Për të fëmija i parë ka rëndësi që të ketë sytë blu të Orindës, ndërsa gjinia nuk është zgjedhje.
Muaji i tyre i mjaltit do të realizohet në 3 shtete të bukura duke nisur nga Amsterdami, Tajlanda dhe për të përfunduar në Turqi.