Çfarë paske humbur, Marina valle me vjehrrën sikur ta kishte motër (FOTO)
Marina Vjollca dhe znj. Florije Selimi kanë një marrëdhënie nuse-vjehrrë për t’u patur zili! Këtë e kishim nuhatur nga komentet dashamirëse në profilet e njëra-tjetrës, por pasi pamë fotot e dasmës s’ka asgjë që na e heq nga mendja.
Marina dhe mamaja e Getoar Selimit ia morën valles në pistën e kërcimit plot entuziasëm, ndërsa të gjithë të ftuarit i duartrokisnin dhe filmonin me telefona në duar.
Tashmë pjesë e një familjeje, ish- moderatorja e “Procesit Sportiv” këndonte me shpirt dhe i buzëqeshte Florijes, njësoj siç bënte me Luanën në fotot e publikuara. Sepse familja e Getoarit është dhe familja e saj!