Çfarë po ndodh? Arjola Demiri zgjedh Capital T si partner

Të ftuar në “E Diell”, në një intervistë me gazetarin Ervin Kurti, ishte “Çifti i Lumtur”, i intepretuar nga aktorët Arjola Demiri dhe Irgen Çela (Xhoda). Duke qenë se vetë Arjola ka deklaruar që është një mami beqare, Ervini vendosi t’i bënte një lojë. Në një ekran të madh shfaqeshin dy personazhe dhe Arjola duhej të zgjidhte në mes tyre, se çfarë dëshironte të kishte partner. Fillimisht zgjedhja e saj ishte modeli Oni Pustina, pas disa zgjedhjesh seri të Onit, ajo më pas vendosi të zgjedhë këngëtarin e njohur Capital T. Ky i fundit u zgjodh nga Arjola si “partneri i ardhshëm”, duke lënë pas emra si Dren Abazi, Lorik Cana, Ermal Mamaqi, Robert Berisha.

SHKARKO APP