Çfarë po përgatit Bebe Rexha?
Bebe Rexha po përgatit një autobiografi. Lajmi u zbulua gjatë prezencës së saj në ”Grammy Awards 2020”, ku bukuroshja shqiptare sfilonte me një vetëbesim të plotë. Ajo tregoi se do të flasë për ҫdo gjë dhe do të futet deri në detaje për ngjarje të jetës së saj. “Unë jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë në lidhje me shëndetin mendor. Unë flas për marrëdhëniet e mia, gjëra super të thella”, u shpreh 30-vjeҫarja. Ajo shtoi se në album do të përfshihen pasiguritë dhe pikëpyetjet e shumta që ka pasur. Në krye të listës së gjërave që i druhet më shumë ajo, rendit frikën nga dështimi.