Charlie Sheen pendohet për fyerjen e rëndë ndaj Rihannas

Charlie Sheen i ka kërkuar ndjesë Rihannas. E gjithë kjo, pasi në njërën prej episodeve të ‘Watch What Happens Live with Andy Cohen’ ai e ka quajtur këngëtaren e popit ‘bushtër’. Aktori ka zgjedhur twitter-in për ta bërë këtë, përmes të cilit e ka ftuar këngëtaren për një pije të martën. “E dashur Rihanna, më fal për humorin tim të pa menduar. Le të pimë nga një pije së bashku. Do e paguaj unë”, ka shkruar Sheen në Twitter.

SHKARKO APP