Charlize e pamëshirshme ndaj Sean Penn
Charlize Theron vendosi ta prishte fejesën me Sean Penn, duke e injoruar në mënyrë totale. Aktorja nuk i është përgjigjur as në telefon, thjesht është zhdukur, njoftojnë tablodiet amerikane. Ajo nuk i është përgjigjur në mesazhe dhe pothuajse e ka fshirë krejtësisht nga jeta, sikur të mos kishte qenë kurrë me të. “Charlize thjesht nuk i pëgjigjej më. As kur e thërriste dhe as kur i shkruante. Vetëm e shkëputi nga jeta e saj”, shkruan revista Us Weekly.