Charlize Theron shton disa kilogram, aktorja bie në depresion (Foto)
Showbiz E Martë, 1 Qershor 2021 23:02
Aktorja zbulon se ka kaluar momente shumë të këqija kohët e fundit, pasi u shëndosh për rolin në filmin e saj të ri, “Tully”. Theron ka vazhduar se në ndryshim nga koha kur ka qenë më e re, shtimin në peshë për rolin e fundit në film e ka përjetuar shumë keq shkruan Daily Mail.
“Ishte e tmerrshme në të gjitha aspektet. E ndjeva me të vërtetë shumë. Sheqeri më futi në depresion. Më vinte për të vjellë gjatë gjithë kohës, nuk humbja dot më peshë. I thoja doktorit tim se isha duke vdekur”. 41-vjeçarja në filmin “Tully” interpreton nënën e 3 fëmijëve.