Charlize Theron vesh djalin si vajzë, tërbohet interneti
Aktorja e famshme amerikane i ka veshur një fustan të kaltër dhe i ka vene paruke prej biondine djalit të saj, në mënyrë që t’i ngjajë karakterit të tij të preferuar të filmave të animuara: Elsës nga Frozen.
Kjo ka shkaktuar zemërimin e fansave të saj dhe të përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët janë shprehur edhe me gjuhë fyese ndaj Theron dhe Jackson.
Theron është fotografuar me djalin e saj të adoptuar Jackson, duke dalë nga një veturë. Ai mbante veshur një fustan dhe një paruke, që të dukej si Elsa e filmit të vitin 2013, Frozen.
Ajo nuk e ka marrë mundimin që të shpjegohet për rastin, për shkak se nuk ka çfarë të thotë tjetër për ata që i ofendojnë fëmijën, por siç thotë Elsa: Let it go!