Chriss Brown: Unë ende e dua Rihanna-en
Këngëtari Chris Brown ka folur haptazi për natën kur ai sulmoi ish-të dashurën Rihanna në vitin 2009.
Në dokumentarin e tij të ri “Welcome To My Life” ai përshkroi se si gjërat morën kthesën për të keq në lidhjen e qiftit.
E gjitha ndodhi pas rrëfimit të këngëtarit për tradhti me një grua që dikur kishte punuar për të edhe pse ky i fundit më parë e kishte mohuar këtë fakt.
Natën kur Chris dhe Rihanna morën pjesë në klub nate u shfaq edhe vajza për të cilën çifti ishin fjalosur. Madje thuhet se ajo ishte gjithmonë prezente në të njëjtin vend ku shkonte Chris Brown.
“Ajo më urrente, pas asaj që ndodhi unë provova gjithçka mirëpo nuk i interesonte dhe nuk më besonte. Unë ende e dua Rihanna-en por do të jem i sinqertë ne do të rriheshim me njëri-tjetrin tërë kohën, ajo do të më godiste dhe unë e godisja atë. Mirëpo atë natë eskaloi situata, unë e godita atë me grusht në fytyrë dhe i çava buzën dhe kur e pashë në atë gjendje isha në shok. U ndjeva si një përbindësh, përse e godita kështu?”, tha ai në klip.