Christian Siriano çel Javën e Modës në Nju Jork

Stilisti Christian Siriano çeli javën e Modës në Nju Jork, me koleksionin e ri pranverë/verë 2022. Stilisti 35-vjeçar zbulon frymëzimin e tij për koleksionin e ri, me plot 59 veshje të ndryshme.

”Ky koleksion është frymëzuar nga gjyshja ime dhe kjo pasuri e llojit italian. Këto veshje I kam zbuluar në fotot e saj të vjetra, veshur me këto fustane. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që unë doja të sillja në këtë koleksion. Doja të sillja pushimet e viteve ’60 në Pozitano. Kjo ishte ideja por e sjellë në një mënyrë modern”.

SHKARKO APP