Çiftet e telenovelave turke që u dashuruan dhe në jetën reale
Disa nga aktorët protagonistë të filmave dhe serialeve bëhen miq dhe e ruajnë miqësinë e tyre me vite. Disa të tjerë mund të ndahen pa folur më por ka edhe nga ata të tjerë që dashurinë e tyre në serial e kthejnë në realitet. Njihuni me këto çifte!
Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu u ndanë pa folur me njëri tjetrin pas përfundimit të serialit “Stina e Qershive”. Megjithatë, asnjë nuk përfundoi këtu. Çifti u ritakua pas disa kohësh dhe kuptuan se ndjenin diçka më shumë për njeri-tjetrin. Ajaz dhe Elky, siç njihen nga publiku, nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Ata shihen kudo bashkë.
Halit Ergenç, i njohur si “Sulltani i madhërishëm” gjeti paqe vetëm pasi takoi Berguzar Korel në serialin “Binbir Gece”. Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë.Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali.
Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak u takuan në sheshin e xhirimive të serialit “Gonulcelen” dhe më pas u martuan në Paris në mënyrë të fshehtë. Gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjen së mediave. Çifti ka dy binjakë Toprak dhe Maya.
Edhe Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë një çifti i cili u prezantua tek xhironin një serial. Ata u takuan në vitin 2011 për të luajtur krah njëri-tjetrit në “Beni Affet”. Pas serialit, ata vendosën ta kurorëzonin marrëdhënien e tyre në një martesë.
tring