Çifti i DWM i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit: Më dërgojnë mesazhe dhe më pyesin …

Trimi dhe Xhensila janë ndër çiftet më të preferuar të këtij edicioni të DWM. Prej më shumë se dy muajsh që ushtrohen në palestër, çifti i bukur i Dance kanë tërhequr vëmendjen e publikut, që vazhdimisht ngacmohet nga “ftohtësia” e Trimit dhe nga bukuria e Xhensilës.

Për disa javë, ata i kanë lënë mënjanë angazhimet artistike dhe i janë përkushtuar spektaklit të kërcimit. Edhe pse, megjithatë, Trimi po punon fort që brenda muajit tetor të publikojë këngën e re, të cilën shpreson ta sjellë para ditëlindjes së tij të 23-të, më 24 tetor.

Të pyetur nga Rudina çfarë fshehin jashtë skenës së vallëzimit, Xhensila dhe Trimi nuk kanë për të treguar shumë. Ndërsa modelja tregon se këto kohë është e dashuruar vetëm me kërcimin: “Unë s’kam asgjë për të thënë, unë i jam përkushtuar totalisht “Dance With Me”. E dashuroj kërcimin dhe tashmë jam e dashuruar me kërcimin” (nëse e ka emrin ai djali kërcim, shton Trimi si për ta ngacmuar partneren) raporton Class.
Për vete këngëtari thotë se pavarësisht këtij angazhimi, dashuria nuk e pengon, por, për momentin është i lirë si pëllumbi: “Trimi është i lirë si pëllumbi… Nuk e kam gjetur akoma, por nëse e gjej atë që duhet, dashuria nuk më prish punë. Ia lëmë kohës, një herë për një herë jemi rehat…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Xhensila nuk e lë edhe kaq rehat. Ajo zbulon se i vijnë pa fund mesazhe nga vajzat që e pyesin nëse ka të dashur Trimi, kështu që këngëtari vazhdon të jetë një nga meshkujt më të preferuar në botën e showbiz-it shqiptar. Për më tepër, tani që jeton me kohë të plotë në Tiranë, vajzat janë gjithmonë gati ta gjuajnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?