Çifti i vitit, Alma premton: Nuk iki më, Erjoni: Të dua me gjithë zemër

Mjaftuan disa video të publikuara në rrjetet sociale për ta bërë djalin më “hit” në internet. Thirrjet e Erjonit, një djali të dashuruar, që kërkonte me dëshpërim rikthimin e Almës, vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën, u shpërndanë masivisht në mediat sociale.

Për herë të parë, Erjoni ka rrëfyer se si nisi historia e tij e dashurisë me Almën, dhe ndarja që ata patën. Ai thotë se ka qenë i dehur në momentin që ka filmuar videon ku i bënte thirrje Almës që të rikthehej pranë tij dhe se një shoku i tij i kishte publikuar videot pa dijeninë e tij.

alma-433x300

Krah tij në emisionin “Pasdite në Top Channel” u shfaq edhe Alma. Ajo u kthye nga Greqia pasi pa thirrjet që Erjoni i drejtonte. Ajo tregon se është e dashuruar me Erjonin por është larguar pasi ai konsumon alkool. Të dy kanë qenë të martuar më parë dhe kanë fëmijë.

Rrëfimi i Almës/

Erjonin e dua me gjithë shpirt. E kam dashur dhe e dua. Është një lidhje shumë serioze.

Sa jete të vështirë keni patur ju?

Unë kam patur shumë. Kur u martova në fillim kam vuajtur shumë. Unë 20 vjeçe u fejova, 25 vjeçe u martova. Linda një çun, dhe pas 4 viteve linda dhe një çun tjetër.

Kishit mosmarrëveshje?

Po kishim mosmarrëveshje me burrin, nuk jetonim dot bashkë.

Ti e le bashkëshortin dhe u ktheve në Shqipëri, fëmijët?

Po u ktheva. Fëmijët i ka burri. I lashë se nuk kisha ku t’i mbaja. Kam qëndruar këtu një muaj.

Ku e njohe Erjonin?

Në Fier. Punoja kameriere.

Sa i sinqertë tu duk dashuria e këtij djali?

Kur e pashë në fillim më pëlqeu. Më shumë më pëlqyen sytë. Është tip serioz. Kështu më pëlqejnë.

Çfarë të tha në fillim?

Më pëlqen shumë tha. Dua të jetojmë bashkë. Kam shkuar te familja. Gjërat shkonin mirë.

Çfarë ndodhi më pas?

Ky pi pak. Pi nga mërzitja se ka dy pleq në shtëpi. Herë me punë dhe herë pa punë. Babai im është shumë pijanec dhe nuk i duroj dot shumë.

Ti ike, e dije që do ktheheshe ë?

Po e dija. Do vija prapë…

Ku punoje në Greqi?

Në Taverno

Çfarë ndodhi?

Unë një javë ika. Ky nuk rri dot pa mua. (Erjoni qesh…’Almën e dua me shpirt dhe zemër’)

I ke kërkuar Erjonit ta lërë pijen?

Po ia kam kërkuar shumë herë (Ndërhyn Erjoni… Po nuk pi më)

Ti Alma ikën prapë?

Jo nuk iki më.

SHKARKO APP