Çifti mbretëror rrëfehet pas dasmës, batuta e Elias që i hoqi emocionet. Leka: M’u mor fryma
Çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia Leka kanë ndarë me publikun përjetimet e tyre pas dasmës madhështore që mbajtën ditën e diel. Gjatë një interviste për Rudina Magjistarin, ata tregojnë detaje nga ceremonia, ndërsa Elia nuk nguron të tregoj edhe batutat që ka përdorur gjatë organizimit të dasmës. Ndër të tjera princesha rrëfen se kush kanë qenë sponsorizuesit e ceremonisë.
Si është jeta juaj pas dasme?
Princ Leka: Jemi shumë të lumtur dhe jemi duke reflektuar për dasmën tonë nëse kanë dalë mirë apo jo. Dhe mendojmë se ka dalë shumë mirë.
Elia Zaharia Leka: Miqtë që kanë qenë pjesëmarrës në dasmë, qoftë tek pjesa e ceremonisë, recepsionit në rezidencë, ose e darkës, kanë dalë me përshtypjet më të mira. Ne të dy kemi punuar që të vihen në dukje vlerat shqiptare, qoftë në kulinari, qoftë në kostume tradicionale shqiptare, në këngë në valle. unë jam akoma në gjendje të hutuar. Vizita nuk kanë pushuar.
Cili ishte momenti më i bukur i ceremonisë martesore?
Elia: Për mua ka qenë momenti i shkëmbimit të unazave dhe premtimeve. Ai ishte momenti që na përkiste ne të dyve. Falënderoj Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, që mbajti atë ceremoni.
Princ Leka: Elia ka qenë fantastike. kam biseduar me familjar dhe miq që kanë ardhur nga jashtë. Përshtypjet e tyre kanë qenë fantastike, jo vetëm për dasmën, por edhe për Shqipërinë. Ata ishin të habitur se Shqipëria ishte moderne, me shumë tradita.
Elia: Është bërë një hulumtim që të kishim Shqipëri nga të gjitha anët brenda dasmës tonë.
E kishit parë më parë herët fustanin Elias?
Princ Leka: Jo nuk e kisha parë. Isha krejtësisht i habitur, Elia ishte kaq e bukur. M’u mor fryma.
Elia: Në momentin kur po bënim fotografi me mbretëreshën e Spanjës dhe perandoreshën Fara Diva të Iranit, mbretëresha e Spanjës po më thoshte; Ky është fustani më i bukur i nusërisë që kam parë ndonjëherë. Dhe të mendosh që ajo kishte parë shumë fustane, sepse ishte mbretëreshë. Ky atribut ishte i Blerina Rugovës që krijoi këtë fustan madhështor me aq dashuri dhe pasion. në mori të gjithë mendimeve që kisha në lidhje me organizimin, sa herë që më vinin emocionet të tipit që ‘po martohem’ dhe po bëhet një hap i rëndësishëm po vjen në jetë, nuk kisha kohë që të jetoja më këtë emocion, aq shumë punë organizative kisha marrë mbi supe, sa kisha një refren mbi kokën time ‘po martoj komshiun, nuk jam unë. Po martoj komshien’. Qe mos të përjetoja atë adrenalinën e dasmës.
Elia do vazhdoni me aktrimin?
Këtë pyetje ma bëri princesha Maichell Of Cent dhe më tha se si do jetë karriera. Unë i thash se nuk ka pse të ndryshoj asgjë. Më tha ‘më ke dhënë përgjigjen që doja të dëgjoja, sepse njeriu nuk duhet të heq dorë nga ëndrrat’.