Çifti Obama pozon për revistën
Kopertina e revistës “Essence Magazine”, e muajit tetor, i dedikohet Presidentit Barack Obama dhe bashkëshortes së tij Michelle.
Revista amerikane ka zgjedhur të fotografojë çiftin presidencial, para se të lërë Shtëpinë e Bardhë për shkak të përfundimit të mandatit presidencial.
Vetë revista, para publikimit të numrit, ndau në Twitter dy foto. Në një prej tyre, Michelle dhe Barack shihen në profil, por për shkak të fundshpines të zonjës së parë, fotografia po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.