Çifti presidencial Macron çmendet pas Rihanna-s, ja takimi në Francë
Showbiz E Shtunë, 10 Korrik 2021 19:19
Edukimi global ka qenë dhe arsyeja kyresore që këngëtarja me origjinë nga Barbados ditën e djeshme takoi edhe presidentin e Francës Macron. Pas takimit të tyre në Paris, Macron u shpreh në Twitter se sfida e radhës do të jetë ndihma për 264 milionë fëmijë të mbetur pa shkollë shkruan Daily Mail.
Gjithashtu ai ka përmendur se mbështet platformën e punëve sociale të organizatës që Rihanna ka themeluar me emrin ‘Clara Lionel’. Këngëtarja është shprehur se ky takim bashkëpunimi duhej realizuar me patjetër, në dobi të edukimit global. Ajo ka shtuar se në shtator priten ndryshime të mëdha në këtë aspekt.