Çifti që fshihet pas historisë së vërtetë të serialit

Seriali “Nusja nga Stambolli” është një nga serialet më të ndjekur në Tring. Megjithatë, ndoshta pak prej jush e dinë se ngjarjet në këtë serial janë frymëzuar nga historia e vërtetë e një këngëtareje dhe një biznesmeni nga Bursa. Ulku Ust Sarpkan ishte një vajzë e talentuar nga Stambolli e cila pasi zbuloi pasionin e saj për muzikën, nisi të merrte mësime me muzikantë të njohur në Turqi. Më pas, ajo mori pjesë në konkurse të ndryshme ku në njërin prej tyre fitoi vendin e parë mes 800 pjesëmarrësve. Që nga ai moment, Ulku u bë e njohur në të gjithë vendin.

Më vonë, ajo u bë vokaliste e një prej bandave muzikore më të famshme në Stamboll të quajtur “Beyaz Kelebekler”. Teksa këndonte me bandën e saj, Ulku Ust (personazh i interpretuar nga Asli Enver) njihet me një biznesmen nga Busra, i cili quhej Ali Sarpkan (interpretuar nga Ozcan Deniz). Të dy njihen me njëri-tjetrin dhe në vitin 1975 u martuan. Tashmë jeta për Ulku bëhet shumë e vështirë. Ajo është “nusja e padëshiruar” e familjes. Vjehrra e saj është një grua me principe, por shumë pranë personazhit të “Nusja nga Stambolli”.
Pasi nis të jetojë në Busra, Ulku detyrohet të heq dorë nga muzika dhe ëndrrat e saj.

“Unë e doja shumë atë dhe e dua ende. Kemi bashkë për shume vite, kemi një familje të bukur por kur hoqa dorë nga muzika u ndjeva shumë keq.” – është shprehur Ulku.

Pas zhvendosjes në Busra, ajo hapi një dyqan rrobash dhe ende merret me këtë biznes.
“Mezi pres sezonin e dytë të Nusja nga Stambolli. Do të përdoren shumë detaje nga jeta ime” – ka përfunduar Ulka.
Në jetën reale, dashuria triumfoi mbi gjithë pengesat. Të shpresojmë që dhe fundi i serialit të jetë i tillë.

living

SHKARKO APP