Cila prej tyre është Kim Kardashian?
Një faqe në Instagram, në të cilën më së shumti publikohen të palarat e VIP-ave dhe mënyra se si ata i editojnë fotot e tyre, ka publikuar së fundmi një kolazh të tërë me foto që duken thuajse të njëjta.
Celebface, e cila ka plotë 697 mijë ndjekës, pyet se cila është Kim Kardashian e vërtetë, teksa në imazhet e publikuara shumë femra janë trukuar dhe duken si shoëgirli.
Pyetja i hutoi paksa ndjekësit, teksa shumë prej tyre thonin se asnjëra nuk ishte Kimi i vërtetë, e të tjerë shprehen se në të gjitha ato foto është vajza e famshme.
Në fakt, në kolazhin e fotove, tre nga fotot janë reale të Kimit, ndërsa të tjerat janë të ngjashme. Tre imazhe të tjera janë të Sonia Ali, vajzës që jeton në Dubai, me origjinë nga Londra, por që ngjan shumë me Kimin.






KOHA JONË SONDAZH

