Cilët këngëtarë kosovarë janë përballur me Drejtësinë
Ajo që këto ditë po përballet me drejtësinë është këngëtarja sexy, Fjolla Morina. Kjo e fundit, u ftua të dëshmojë në rastin Sekiraqa si dëshmitare e mbrojtjes.
Nuk dihet në çfarë forme Fjolla mbrojti të akuzuarin për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizes, pasi ajo para dëshmisë tha se dëshiron që deklarimi i saj të jetë pa praninë e publikut në sallë.
Po me rastin Sekiraqa, është e përfshirë edhe këngëtarja Adelina Ismaili dikur e identifikuar, si e dashura e Enver Sekiraqes e më pas e njohur edhe si e dashura e policit të vrarë, Triumf Rizës. Ismaili, është thirrur shpesh në gjykatë për të dëshmuar lidhur me këtë rast që ka të bëjë me vdekjen e të dashurit të saj, Triumfit për vrasjen e të cilit, akuzohet si i përfshirë, ai që njihet si ish i dashuri i këngëtares; Enver Sekiraqa.
Me drejtësinë është përballur edhe Tuna. Në veturën e saj gjatë kësaj vere, ku ishte edhe ish i dashuri, Cozman, policia shqiptare, gjeti në dy raste sasi droge, raporton Magazina.al. Kjo ishte arsyeja për cka e detyruan këngëtaren nga Shkupi dhe të dashurin e saj, nga Prishtina, të ballafaqohen me drejtësinë në Tiranë.
Bankën e të akuzuarit e ka “shijuar” edhe Besnik Qaka nga grupi NRG Band, i cili kohë më parë u akuzua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.
Ledri në cilësinë e viktimës ka dëshmuar në gjykatë për dhunën që ishte ushtruar ndaj tij nga ana e ish të dashurit të Dafina Zeqirit.
Se para ligjit janë të barabartë të gjithë do të kuptojë edhe Blero, i cili mban pa leje një armë në banesën e tij. Policia ka konfirmuar se kënëgëtari nuk ka pasur leje për mbajtën e armëve. Kështu që Blero, në bazë të Kodit Penal të Kosovës, rrezikon të dënohet deri në 5 vjet burg.
KOHA JONË SONDAZH

