Çiljeta “bëhet për ujë” kur pyetet për Albanin, zbulon sekretin
Rudina sot e ka vënë në vështirësi miken e saj, Çiljetën. Për një çast, autorja e programit të TV Klan, la mënjanë njohjen me këngëtaren dhe respektoi rolin e gazetares, duke mos shmangur pyetjet për Albanin, gjatë intervistës.
E papërgatitur , këngëtarja u vu qartazi në vështirësi, aq sa tha “më bëre për ujë”. Ajo është e vendosur të mos japë detaje nga marrëdhënia shumë e përfolur mes saj dhe portierit të Partizanit. “Duke u rritur, tha Çiljeta, bëhesh më i përgjegjshëm dhe kupton që gjërat e rëndësishme duhen mbajtur për veten”. Nga kjo deklaratë mund të nxjerrësh që edhe marrëdhënia me Albanin është diçka e rëndëishme, edhe pse Çiljeta nuk e tha këtë gjë.
Ajo tregoi, e emocionuar, që ata ishin njohur gjatë një nate live, në lokalin që ajo këndonte, edhe pse më parë është thënë që ata janë miqësuar nga fëmijët. Çiljeta zbuloi edhe që shkon në stadium vetëm për Albanin, sepse më përpara nuk ishte e dhënë pas futbollit, një tregues tjetër e rëndësisë së veçantë që ka Alban Hoxha në jetën e Çilit.
E lëmë me kaq më mirë, Çili ka qenë gjithmonë e çiltër në intervista dhe nëse për një çast dëshiron të mos flasë për jetën private, ndoshta thjesht duhet të respektojmë këtë dëshirë.