Çiljeta dhe Noizy realizojnë klipin e ri

Ka kohë që dyshja e famshme e muzikës shqiptare ka paralajmëruar një projekt të përbashkët muzikor.

Bëhet fjalë për Çiljetën dhe Noizy-n, të cilët së bashku do të vijnë në këngën “Mama lover”.

Këtë titull na lë të kuptojmë këngëtarja, e cila përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram” ka paralajmëruar se ai dhe “bisha” siç e quan ajo Noizy-n do të vijnë së shpejti me këngën e re.

Reperi ka paralajmëruar se publikimi i nga një klipi çdo të premte do të vazhdojë akoma por nuk është zbuluar nëse edhe ky bashkëpunim do të jetë në vazhdën e këtyre publikimeve.

SHKARKO APP