Çiljeta vjen në bashkëpunim me një artist të ri
Këngëtarja nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga, ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë një këngë të re.
“Pa ty jetoj”, quhet kënga e re e Çiljetës në bashkëpunim me një artist të ri nga Danimarka, i cili quhet Alores, transmeton emisioni Express në KTV. Ajo në profilin e saj ka shkruar se vazhdimisht mbështet artistët e rinj të cilët e kanë vështirë depërtimin në skenën e muzikës.
“‘Pa ty jetoj’ quhet kënga ime e re, e cila vjen këto ditë në bashkëpunim me Alores. Një artist i ri që jeton në Danimarkë. Kam shume kohë që unë po sjell projekte muzikore me artistë të panjohur nga publiku i gjerë. Është një iniciative e imja personale për t’i përkrahur të rinjtë, të cilët e kanë shumë të vështirë për të depërtuar në tregun muzikor shqiptar. Kemi rreth një muaj e gjysmë që po punojmë këtë këngë e kompozuar nga Elgit Doda dhe tekst nga Filloreta Raçi. Jam e bindur që do ta dashuroni këtë projekt ashtu siç i keni dashur të gjitha këngët e mia të mëparshme, pasi u dedikohet 100 % të rinjve, të cilët shpresoj ta gjejnë sadopak veten në këtë këngë. Ju Dua, Çiljeta!”, ka shkruar ajo në Instagram.