Ç’kemi? Dua Lipa po të kërkon, je gati?

Të gjithë ju që keni dëshirë të jeni pjesë e botës së artit, televizionit, muzikës etj tani keni një mundësi të artë, të dilni tek klipi i Dua Lipës.

Nisma është bërë publike nga vetë Dua Lipa në rrjetet e saj sociale teksa në klipin e saj të ri i cili pritet të publikohet së shpejti, fton të gjithë njerëzit që të realizojnë një video me hashtagun #DuaVideo dhe ta postojnë atë, më të mirat do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e klipit.

Hej! Jam shumë e entuziazmuar t’ju them se unë jam duke punuar me një video muzikore për ‘Levitating’ dhe unë dua që ju të jeni një pjesë e tij! Pavarësisht nëse është koreografi, tutorial grimi, animacion, ajo fillon në TikTok. Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo dhe ju ose puna juaj mund të përfshihen në videon zyrtare të muzikës. Unë nuk mund të pres që të shoh se çfarë do të prezantoni”, shkruan këngëtarja.

SHKARKO APP