Claudia Schiffer, modelja 47 vjeçare akoma me një fizik prej Barbie
Ajo ka shuar 47 qirinj në 25 gusht, por mosha për të është vetëm një datë. Në një barkë në Capri me bashkëshortin Matthew Vaughan dhe tre fëmijët Gaspar, 14 vjec, Cosima, 7 dhe Clementine, 13, Claudia Schiffer tregon një fizik prej një 20-vjecareje, ashtu siç tregojnë fotot e realizuara nga revista ‘Chi’.
Me bikini të bardhë ish modelja, ikonë e bukurisë, e krahasuar me kukullën e famshme Barbie dhe me aktoren e famshme Brigitte Bardot, mbetet akoma në top listën e pasarelave.
Ditëlindjen e saj e ka festuar në Itali dhe tani po shijon ditët e fundit të pushimeve mes Caprit dhe Positano me familjen dhe miqtë, përpara se të kthehet në Gjermani, ku do të lançojë një linjë të re make-up, firmosur prej saj, për një brand gjerman.
Kohët e sfilatave tashmë janë shumë larg (në 2009 ajo u tërhoq zyrtarisht nga pasarelat) por ajo duket akoma si një modele, një sirenë e mrekullueshme pa moshë, ashtu siç vetëm modelet mund të jenë.