Cllevio nxjerr këngën e re, përmend emra që nga politika te showbizz: Basha besprem (VIDEO)

Reperi Cllevio Serbiano është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të sherreve të tij duke e bërë personazhin më të komentuar në rrjet, teksa së fundmi ka hedhur në treg edhe këngën e tij të parë pas daljes nga qelia.

Kënga titullohet “Ëndrrat e mia” dhe në teksa Cllevio përmend dhe shumë emra të njohur të showbizit shqiptar, por edhe të politikës. Ai nuk lë pa përmendur edhe politikën ku në dy vargje thotë: “Olta, Belinda gjujnë për Edi Ramën, Lul Basha besprem si të ishte babi i Anës”.

Ndërsa sa i përket emrave të showbiz-it, Cllevio përmend: Luana Vjollca, Elsa Lila, Melindën, Nora Istrefi, Bora Zemani, Dhurata Dora, Oriola Marashi, Enca Haxhia, Dafina Zeqiri, Fjolla Morina, Klea Huta, Elgit Doda, Doruntina (Tayna), Elvana Gjata, Getoari, Ledri Vula, Varrosi, Dulla, Getinjo, Mozzik, Megi Pojani, Marina Vjollca, Zajmina Vasjari, Elita Rudi, Tuna, Rina Bala, Kida, Arjan Çani.

SHKARKO APP