Cllevio qan për Stresin: Tani që kam nevojë për ty, ti rri me Noizyn
Është kthyer në ”telenovelën” e verës, sherri Noizy-Cllevio dhe Stresi. Pas sharjeve dhe kërcënimeve që drejtoi mbrëmjen e djeshme, duket se Cllevio Serbianos i ka munguar shoku i tij Stresi dhe ka filluar të qajë duke ndjerë mungesën e tij.
Gjatë një video-live, Cllevio, duke i rrjedhur lotët në faqe e ka konsideruar Stresin legen, duke thënë se e ka braktisur dhe rri me Noizyn, në momentin që ai ka më shumë nevojë për të.
“O Arkimed o legen, se je legen ti. A e kupton ça dhimbjesh kaloj unë, i kemi kaluar dhe i kemi ndarë bashkë. Unë kam qenë ku ke qenë ti. E tani, kur kam nevojë unë për ty, ti shkon dhe rri me Noizyn edhe thua që mirë ta bëri”.
Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) kanë një miqësi shumë vjeçare me njëri-tjetrin pasi kanë jetuar bashkë që në adoleshencë në Belgjikë.
https://www.tiktok.com/@clleviio.serbiiano/video/7124665223415467269?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=6969173327537538565