Clooney flet për të qenit prind: Binjakët më bëjnë të qaj 4 herë në ditë
Padyshim që pas ardhjes në jetë të binjakëve të George dhe Amal Clooney, çifti u vu akoma më shumë në qendër të vëmëndjes. Deri tani aktori ka folur mbi kënaqësinë e të qënit prind dhe instiktin e mbrojtjes së tyre nga jeta e dy prindërve mjaft të njohur. Por George nuk ka folur asnjëherë për pjesën tjetër të medaljes atë të lodhjes. Dhe këtë e bën tani. “Ata nuk qajnë. Unë qaj më shumë se ç’duhet, madje tani qaj 4 herë në ditë, sepse jam shumë i lodhur. Hej, kujton kohën kur ke qenë beqar, para se të shqetësoheshe”, është shprehur Clooney. Dhe pse bën shaka për mallin për jetën e beqarisë, George thotë se që prej 6 qershorit kur ai dhe bashkëshortja 39-vjeçare u bën prindër të Alexander dhe Ella, jeta e tij ka ndryshuar në një mënyrë që nuk e kishte parashikuar. “Ndoshta nuk isha tërësisht i pavetëdijshëm për atë që më priste. Të gjithë miqtë e mi kanë fëmijë dhe unë jam kumbari i 20 prej tyre, kështu që e dija se çfarë do të ishte”, ka thënë aktori 56-vjeçar.