“Çmendet” modelja del përpara trenit vetëm për një foto Instagrami

Çfarë do të bënit për një foto perfekte në Instagram? Do të rrezikonit jetën tuaj?

Një influencuese në Instagram, nuk është menduar shumë dhe ka dalë para një treni që po afrohej në një nyjë hekurudhore në Tajlandë.

Patricia Alejos Monzon, e cila ka jetuar në Australi, Spanjë, Suedi dhe Gjermani pozoi në tregun e famshëm të hekurudhave Maeklong, teksa shihte drejt e “në sy” trenin që afrohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me foton, në postimin e saj në Instagram, ajo shkruante:

Swiss Digital Mobile Reklama
Ata thanë që kjo që po bëja ishte shumë e rrezikshme. Po mbanin në duart e tyre celulare dhe filmonin teksa treni po afrohej me një shpejtësi prej 5km/h ndërkohë që më thërrisnin që të largohesha pasi isha në rrezik. Epo, të tregohemi të sinqertë, me atë shpejtësi edhe një breshkë mund të kishte shpëtuar.”

Pas, pavarësisht se ajo shkruante që treni nuk po ecte me ndonjë shpejtësi të madhe, pas ngarkimit të fotos blogerja është përballur më një numër të madh kritikash online.

Një përdorues shkruante:

Nuk është mirë të promovoni foto të tilla. Ka me mirë fëmijë që mund të rrezikojnë jetën duke u përpjekur që të bëjnë foto si këto.

Një tjetër komentues shkruante:

Kam qenë atje dhe njerëzit kanë të drejtë. Po, treni nuk është aq i shpejtë sa trenat e tjerë, por gjithsesi mund të lëvizë më një shpejtësi të konsiderueshme.  Ose ndoshta timonieri i trenit u mundua të ngadalësonte shpejtësinë për fajin tënd. Të vendosësh veten tënde në rrezik vetëm për një foto Instagrami, e të marrësh më shumë like e ndjekës? Nuk ia vlen.”

Ky treg në Tajlandë është i famshëm për trenin që kalon nëpër të, megjithatë, të pakët janë ata që i dalin përpara dhe i ndërpresin rrugën. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?