Çmim edhe për Lotët e Oscar-it, për momentet më emocionale të skenës së Hollywood-it

Ceremonia e Academy Awards njihet mbi të gjitha për ndarjen e çmimeve më të rëndësishme të kinemasë, si Aktori/ja më i/e mirë apo Filmi më i mirë. Në rrjetet sociale qarkullojnë gjithashtu edhe “tituj” jozyrtarë për veshjen më të bukur të mbrëmjes. Por nëse do të ekzistonte një kategori tjetër, me siguri do të ishte “Lotët më të sinqertë në skenë”, sepse shumë fitues të Oscar-it shpesh shpërthejnë në të qara teksa mbajnë fjalimin e falënderimit.

Dhe askush nuk mund t’i fajësojë për këtë. Fitimi i një Oscar-i është një triumf i jashtëzakonshëm, një moment që përmbledh vite përpjekjesh, sakrificash dhe pasionesh. Përballë një audience globale dhe një liste të gjatë njerëzish për t’u falënderuar, emocionet shpesh bëhen të papërmbajtshme. Ndoshta është edhe më interesante fakti se, pavarësisht kamerave që regjistrojnë çdo grimë ndjenje dhe imazheve që mbeten përgjithmonë në arkiv, këto momente përsëriten çdo vit.

Një nga rastet më të famshme mbetet ai i Gwyneth Paltrow, e cila shpërtheu në lot gjatë fjalimit të saj në vitin 1999, kur fitoi Oscar-in për Aktorja më e mirë për filmin Shakespeare in Love. Ajo mezi i mbajti lotët teksa u ngjit në skenë për të marrë statujën nga Jack Nicholson. Fillimisht arriti të ruajë qetësinë duke falënderuar kastin dhe ekipin, por kur erdhi momenti për të përmendur familjen, emocionet e pushtuan plotësisht dhe zëri i saj u bë i dridhur e herë-herë i padëgjueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Angelina Jolie u përlot kur mori Oscar-in për Aktorja më e mirë në rol dytësor në vitin 2000 për filmin Girl, Interrupted. Zëri iu drodh teksa falënderonte vëllanë e saj James, nënën Marcheline Bertrand, e cila ndërroi jetë në vitin 2007, si dhe babanë e saj, aktorin Jon Voight, me të cilin marrëdhënia e saj do të kalonte më pas periudha të trazuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2002, Halle Berry i dha një konkurrencë serioze Paltrow-it për sa u përket lotëve në skenë. Kur fitoi Oscar-in për Aktorja më e mirë për filmin Monster’s Ball, ajo u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që merrte këtë nder. Me lot që i rridhnin në fytyrë, ajo tha: “O Zot, ky moment është shumë më i madh se unë.”

Lotët nuk kanë munguar as në ceremonitë më të fundit. Në mars të vitit 2025, Zoe Saldaña u përlot kur fitoi Oscar-in për filmin Emilia Pérez.

Edhe Jennifer Hudson mezi arriti të fillonte fjalimin e saj në vitin 2007, kur fitoi Oscar-in për Aktorja më e mirë në rol dytësor për filmin Dreamgirls. E mbushur me emocion, ajo tha: “O Zot, duhet ta përjetoj këtë moment… nuk mund ta besoj… shikoni çfarë mund të bëjë Zoti. Sikur gjyshja ime të ishte këtu për të më parë tani…”

Natalie Portman kishte një arsye shtesë për emocionet e saj kur fitoi Oscar-in për Aktorja më e mirë në vitin 2011 për filmin Black Swan. Ajo ishte shtatzënë në atë kohë dhe, mes lotëve, falënderoi bashkëshortin e saj, Benjamin Millepied, duke thënë se ai i kishte dhënë “rolin më të madh të jetës: atë të nënës”.

Në vitin 2012, Octavia Spencer mori një ovacion në këmbë kur fitoi Oscar-in për filmin The Help. Reagimi i publikut e bëri pothuajse të pamundur për të që të fliste gjatë gjithë fjalimit. “Më falni… jam jashtëzakonisht e emocionuar!”, tha ajo mes lotësh.

Ndërsa Anne Hathaway arriti të ruante qetësinë gjatë fjalimit të saj kur fitoi Oscar-in në vitin 2013 për rolin në Les Misérables, emocionet e pushtuan më pas në prapaskenë, ku shpërtheu në lot gjatë fotosesionit, duke mbajtur fort statujën e artë.

Edhe yje të tjerë të mëdhenj si Nicole Kidman, Charlize Theron dhe Hilary Swank janë parë të përlotur në momentin e triumfit të tyre në Oscar.

Por nuk janë vetëm gratë që janë përfshirë nga emocionet. Ben Affleck mezi i mbajti lotët kur filmi Argo – të cilin ai e drejtoi, prodhoi dhe ku luajti vetë – fitoi Oscar-in për Filmin më të mirë në vitin 2013. Ai u emocionua teksa falënderonte bashkëshorten e tij të atëhershme, aktoren Jennifer Garner, për përpjekjet për ta mbajtur gjallë martesën e tyre, dhe zëri iu drodh kur ia dedikoi çmimin fëmijëve të tij.

Ndërsa ceremonia e 98-të e Academy Awards zhvillohet këtë të diel në mbrëmje, mbetet për t’u parë se kush nga fituesit do të ngjitet në skenë me një fjalim të përgatitur… dhe me një shami në xhep për çdo rast.

https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-15648169/Oscar-crying-speeches-Gwyneth-Charlize.html

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?