“Çmimet ishin negociuar më parë”, këngëtarja shpreh pakënaqësi për Fest-59: Mënyra e vlerësimit, e shëmtuar

Mbrëmjen e djeshme u mbyll nata finale e Fest-59, spektaklit i muzikës shqiptare që u organizua dhe u transmetua nga RTSH. Juria e edicionit të 59 të “Festivalit të Këngës”, shpalli fituese Anxhela Peristerin me këngën “Karma”. Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar, në YouTube.

Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Çmimi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini, me këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehu.

Por pakënaqësitë midis këngëtarëve kanë qenë të shumta ku dhe kanë pasur jo pak rezerva për mënyrën se si u vendos për fituesit.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Rrugëtim me Anilën” këngëtarja Enxhi Nasufi pjesëmarrëse në festival ka shprehur pakënaqësitë e saj për mënyrën se si u ndan çmimet.

” Dua të theksoj se nuk më pëlqen i gjithë fenomeni i të ndarit të çmimeve dhe fenomeni i shëmtuar i të vlerësuarit. Nuk është e drejtë për artistët që çmimi të jetë i negociuar më parë. Për mua si artiste dhe si njeri është ofendim, unë kështu e marr” – u shpreh këngëtarja.

Çfare nuk shkoi mire me Festivalin e Kenges? / Rrugetim me Anilen...

SHKARKO APP