Cody Simpson tregon arsyen e ndarjes nga Miley Cyrus
Cody Simpson po flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Miley Cyrus. Këngëtari 25-vjeçar, i cili ishte në lidhje me Cyrus për më pak se një vit nga 2019 deri në 2020, foli për ndarjen e tij nga ish-ja e tij 29-vjeçare gjatë një paraqitjeje në The Kyle & Jackie O Show, një emision radiofonik australian.
“Ishte një lloj vendimi i ndërsjelltë mes nesh, duke e ditur se ne po shkonim në drejtime të ndryshme në jetën tonë”, tha Simpson.
Për Simpson, jeta e tij po e kthente në vendlindjen e tij, Australi, ndërsa ai ndiqte një karrierë noti. Muaj pas ndarjes së çiftit në gusht 2020 , Simpson u kualifikua për provat olimpike.
“Unë në fakt sapo kisha filluar stërvitjen në atë moment, kështu që jeta ime po ndryshonte shumë dhe e dija se përfundimisht do të më duhej të kthehesha në Australi për ta bërë atë siç duhet,” shpjegoi ai duke treguar që dhe Miley kishte një periudhë të ngarkuar në jetën e saj.
“Ajo po punonte për hedhjen në treg të albumit të saj të ri dhe do të dilte në turne” ,tha Simpson për albumin Plastic Hearts të Cyrus, të cilin e publikoi në nëntor 2020.
“Ndarja ishte si një lloj skenari filmi ”, u shpreh ai.
Simpson ende e shikon me dashuri marrëdhënien e tij me Cyrus, duke u thënë drejtuesve të radios: “Kemi pasur një vit të mrekullueshëm së bashku dhe gjithçka. Ne jetuam së bashku gjatë gjithë bllokimit të COVID dhe gjëra të tjera.”