Colin Firth është bërë shtetas italian
Aktori britanik Colin Firth, i cili shpesh e ka portretizuar rolin e një anglezi tipik në filmat e tij të shumtë, është bërë shtetas italian, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Italisë.
“Aktori shumë i njohur dhe i shpërblyer me Oskar për filmin ‘The King’s Speech’, është i martuar me një qytetare italiane dhe shpesh e ka shprehur dashurinë e tij për vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë lidhur me këtë çështje.
Firth, në anën tjetër, ka thënë se do të mbetet një shtetas i dyfishtë, duke shtuar se gruaja e tij e lindur në Itali gjithashtu do ta kërkojë shtetësinë britanike.
“Ne asnjëherë nuk kemi menduar shumë për pasaportat tona të ndryshme. Por ashtu, me jo stabilitetin politik që po ndodh në Evropë, pasiguritë janë shtuar dhe ne menduam se është veprim i mençur që të dy ta kemi të njëjtën nënshtetësi”, ka thënë Firth, përmes një komunikate për media, duke iu referuar votës së Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.
Aktori britanik është i martuar me producenten italiane, Livia Giuggioli, që nga viti 1997, derisa çifti jeton me dy djemtë e tyre në Britani.
Një numër i vendeve të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Irlandën, poashtu kanë raportuar një rritje të qytetarëve britanikë që po kërkojnë shtetësi të re./Koha.net