Cover i ”Ëndrrat”, Eneda Tarifa surprizon këngëtarin (VIDEO)

Xhuljo Imeri, një këngëtar i ri që ka gjithë premisat për t’u bërë i famshëm, realizoi një cover të këngës “Ëndrrat do t’i marr me vete” të Eneda Tarifës. Videon e postoi në kanalin e tij në YouTube dhe më pas e shpërndau në Instagram, pa e menduar ndoshta se një tag Enedës do t’i rezervonte një surprizë më pas.

Eneda, pasi dëgjoi versionin e këngëtarit, e postoi atë në profilin e saj në Instagram duke shkruar: ”Zë i mrekullueshëm. Faleminderit për këtë cover fantastik”.

Eneda e ftoi publikisht Xhuljon që të merrte pjesë në club-in ku ajo performon në mënyrë që të këndojnë të dy accapella dhe vetëm me kitarën akustike këngën “Ëndrrat”. “Do të jetë një kujtim i bukur edhe për mua. E adhuroj zërin tënd”,-shtoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/BpxqVgUlzc-/

Swiss Digital Mobile Reklama
Endrrat (Ika Larg) - Eneda Tarifa (Cover by Julio) Acoustic

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?